Durrës, 8 shtator 2014 – Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz është regjistruar në autostradën Durrës – Tiranë, në afërsi të Sukthit, paraditen e sotme, rreth orës 11.00.

Sipas informacioneve paraprake, një kamion i ngarkuar me krom, për shkak të një manovrimi të gabuar ose lageshtise se asfaltit ka dalë nga rruga duke derdhur në asfalt ngarkesën.

Në aksident ka mbetur i përfshirë edhe një automjet, që në momentin e aksidentit ndodhej prapa trajlerit.

Në vendngjarje kanë shkuar menjeherë efektivë të policisë rrugore që kanë bërë bllokimin e atij segmenti të autostradës, deri në largimin e sasisë së mineralit të derdhur në asfalt.

Sipas policisë, fatmirësisht aksidenti rrugor nuk u shoqërua me viktima. Për shkak të bllokimit të autostradës, efektivët e rrugores e devijuan lëvizjen në rrugën dytësore, gjë që krijoi vështirësi në trafik. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/