DURRES– Një aksident që ka parë të përfshira 5 automjete është regjistruar rreth orës 15.00 në lagjen nr.13 të Durrësit, afër Rrotës së Kuqe. Një automjet me targa italiane është përplasur me katër automjete të parkuara në anë të rrugës. Fatmirësisht nga përplasja që ka qenë goxha e fortë nuk ka pasur viktima në njerëz.
23 vjeçari Spartak Sherifi, emigrant në Itali ka qenë duke ecur me shpejtësi në aksin rrugor Plepa Durrës, e për pasojë automjeti i ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me katër automjete të parkuara. Siç tregojnë fotot e marra nga Publialb.al makina e drejtuar prej tij, tip BMW, me targa italiane BJ 399 LB ka pësuar dëmtime të shumta, ndërkohë që fatmirësisht 23 vjeçari nuk ka pësuar lëndime. Shpejtësia e madhe me të cilën po lëvizte dhe lagështira në rrugë e kanë bërë të pamundur për 23 vjeçarin Sherifi kontrollin e automjetit, i cili ka dëmtuar edhe një nga shtyllat e ndriçimit në anë të rrugës. Nga forca e përplasjes automjeti tip BENZ me targa DR 7029 E, që qëndronte i parkuar në anë të rrugës është ngjitur mbi trotuar.





