21 tetor 2013- Një aksident është shënuar sot në zonën e njohur si mbikalimi i Plepave në Durrës. Dy makina janë përplasur, pasi njëri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe për pasojë nuk ka mundur të evitojë dot përplasjen me makinën tjetër.Deri tani raportohet se nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia e cila ndodhet në vendngjarje po heton për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit.





