Durrës, 21 gusht 2014 – Një person ende i paidentifikuar, i cili ka humbur jetën në një aksident me pasojë vdekjen në Kavajë është sjellë në morgun e spitalit të Durrësit.
Viktima ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së një makine me një motor. Drejtuesi i këtij të fundit ka vdekur në vend, por fakti që nuk ka pasur asnjë dokument me vete e bën të vështirë identifikimin e tij.
Nga ana e mjekëve dhe uniformave blu, apelohen familjarët që të mund të identifikojnë viktimën. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia e madhe me të cilën lëviznin të dy mjetet ka shkaktuar aksidentin tragjik.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





