Një furgon përplas për vdekje 23-vjeçarin Ervin Skepi nga Vadardha e Sukthit; 67-vjeçari nga Durrësi Lefter Lula mbytet në det
DURRËS, 20 gusht 2013 – Përveç dy vetëvrasjeve, fillimjava në Durrës ka shënuar dhe dy vdekje aksidentale. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se në pasditen e 19 gushtit 2013, u arrestua në flagrancë J.M, 32 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se më 18 gusht 2013, rreth ores 21.00, në segmentin rrugor Sukth-Kthesa e Ariut, në fshatin Vadardhë të bashkisë së Sukthit, duke drejtuar furgonin me targa TR 0653 P, ka goditur një motoçikletë pa targa, 49 cc. Mjeti i vogël drejtohej nga 23-vjeçari Ervin Skepi, banues në Vadardhë, i cili, si pasojë e dëmtimeve të marra, gjeti vdekjen në spitalin e Durrësit. Po më 19 gusht 2013, rreth orës 8.00, shtetasi Lefter Lula, 67 vjeç, banues në lagjen nr. 7 Durrës, ka humbur jetën aksidentalisht kur po lahej në det.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





