Policia e Durrësit ka dhënë informacionin paraprak lidhur me aksidentin e ndodhur ditën e sotme pranë “Mbikalimit të Plepave”, ku dy automjete u përplasën “kokë më kokë”.
Sipas njoftimit zyrtar, në aksin rrugor “Kavajë – Plepa”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave”, automjeti me drejtues shtetasin E. B., 61 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga S. P., 65 vjeç.
Për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si edhe pasagjerët A. D., P. P. dhe L. B., që ndodheshin në automjetin e drejtuar nga E. B. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Kavajë – Plepa”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave”, automjeti me drejtues shtetasin E. B., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. P., 65 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët A. D., P. P. dhe L. B., të cilët ndodheshin në automjetin e drejtuar nga shtetasi E. B. Aktualisht, ata po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





