Durrës, 28 mars 2014 – Dy shtetase janë aksidentuar nga një automjet në vendin e njohur me emrin Mbikalimi i Fllakës, pasditen e sotme.

Burime policore bëjnë të ditur se dy kalimtaret, D.F. 62 vjeçe dhe R.H., 53 vjeçe janë përplasur nga një automjet tip Ford me targa AA 057 FD. Dy gratë e aksidentuara janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia ka shoqëruar për në komisariatin e Shijakut drejtuesin e automjetit, 31 vjeçarin G.Sh. grupi hetimor është duke kryer në vendngjarje veprimet e para proceduriale dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/