DURRËS, 21 janar 2013 – Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Rrugën e Fllakës në Durrës, pasi është përplasur nga një automjet.Dy automjete me targa DR5516D dhe AA986HY, janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë janë plagosur lehtë dy drejtuesit dhe pasagjerët që ndodheshin me ta. Nga goditja e forte njëra prej makinave ka dale nga rruga duke goditur për vdekje një këmbësor.
Viktima është shtetasi Gezim Muça, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Të lënduarit qe ndodheshin ne dy makinat janë dërguar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë ekspertë të policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.





