Një 42-vjeçar nga Durrësi është aksidentuar gjatë punës në portin detar.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur një ditë më parë, ku i aksidentuari është shtetasi M.G., i cili mori mjekim në spitalin e Durrësit dhe u largua për në banesë, njofton policia.

Materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.