Durrës, 5 maj 2014 – Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në segmentin rrugor Sukth-Durrës, pranë Mbikalimit të Fllakës, një i ri 21 vjeçar është përfshirë në një aksident automobilistik.
Burime policore bëjnë të ditur se 21 vjeçari J.D., banues në Shijak, rreth orës 06.30 të ditës së sotme, duke drejtuar mjetin Volsvagen me targa AA940 HY, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën ndarëse.
Për pasojë ky shtetas ka pësuar dëmtime dhe ndodhet nën trajtim mjekësor në Spitalin e Durresit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





