Durrës, 27 maj 2014 – Aksioni i ndërmarrë nga ndërmarrja e Shërbimit Komunal Durrës për të larguar mbetjet urbane nga faqet e Kodër Vilës është shoqëruar mëngjesin e së hënës me një incident me pasoja.
Njëri prej punonjësve të kësaj ndërmarrjeje, 55 vjeçari S.Gj., ndërsa po mblidhte mbeturinat i ka rrëshqitur këmba dhe ka rënë disa metra poshtë faqes së kodrës.Aksidenti është regjistruar rreth orës 09.30.
Kolegët e punës i kanë ardhur menjëherë në ndihmë dhe e kanë shoqëruar për në spital. Fatmirësisht 55 vjeçari ka marrë lëndime në qafë dhe në shpatull, por ato kanë qenë pa rrezik për jetën.
Sipas konkluzioneve të para të grupit hetimor gjithçka ka ndodhur për shkak të një aksidenti në punë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





