Durrës, 21 prill 2014 – Një vajzë e vogël, vetëm 7 vjeçe ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm, ndërsa është përplasur nga një automjet tip Audi me targa AA057EK, në Maminas. Burime policore bëjnë të ditur se drejtuesi i automjetit, Bledar Musta, vjeç 32, nga Durrësi ka aksidentuar 2 të mitura, nga të cilët njëra ka humbur jetën në vend, ndërsa motra e saj më e vogël, 5 vjeçe, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Dy fëmijët kanë qenë duke kaluar rrugën, kur janë përplasur nga 32 vjeçari Musta.
Aksidenti tragjik që i mori jetën 7 vjeçares Sebastiana Lala, nga fshati Armath i komunës së Maminasit, është regjistruar rreth orës 08.15. Mësohet se 32 vjeçari është shoqëruar në komisariatin e policisë, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit me pasojë vdekje.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





