Durrës, 3 qershor 2014 – Një aksident me vdekje është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 12.50, në sektorin Apollonia, në plazh, Durrës.
76 vjeçari Gazi Zaci ka humbur jetën pasi është përplasur nga automjeti tip Range Rover, me targa AA202 ID, i drejtuar nga 40 vjeçari Saimir Kurti.
Përplasja e automjetit me këmbësorin ka rezultuar fatale për të moshuarin që ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Mjekët që kanë mbërritur në vendngjarje kanë konstatuar vdekjen në vend të 76 vjeçarit, banor i zonës së ish-Kënetës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, 40 vjeçari Saimir Kurti, shtë shoqëruar në komisariatin e policisë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





