Durrës 03 Gusht 2014 – Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20.15, në Shijak.

25 vjeçari Luan Ndoi ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një automjet tip Opel, me targa DR 1186F.

Drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident e ka dërguar vetë të aksidentuarin në spital, por ai ka humbur jetën gjatë rrugës për shkak të plagëve të marra. 

Drejtuesi i mjetit, Sali Tabaku 19 Vjec banor i lagjes 14 në Durrës është shoqëruar nga policia në komisariat.

/m.b. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/