1 tetor 2015 – Një 45-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Durrës.

Rreth orës 19:20 të mbrëmjes së kaluar, në lagjen nr.13, shtetasi I.K., po nga Durrësi, ka humbur kontrollin e mjetit tip Benz me targë AA 771 GY, duke i rënë një bordure dhe ka dalë jashtë rrugës.

Përplasja ka rezultuar e fortë, dhe për pasojë 45-vjeçari është plagosur dhe ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, ndaj tij ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

/S.L. portali DurresLajm/