Durrës, 7 gusht 2014 – Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Rreth orës 23.45, në Xhafzotaj, Durrës janë përplasur mjetet tip Kia me targa DR 1258 F drejtuar nga shtetasi B.Gj., 47 vjeç, banues në Durrës, me motoçikletën 49 cc pa targa, drejtuar nga L.K., 22 vjeç, banues në Mirditë.
Sipas burimeve policore, përplasja e fortë i ka shkaktuar dëmtime të rënda 22 vjeçarit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Durrësit.
Drejtuesi i mjetit Kia është shoqëruar në polici, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë.
Ndërkohë, po dje, një tjetër aksident rrugor është regjistruar në rrethin e Durrësit.
Një 35 vjeçar nga fshati Likmetaj, Ishëm duke drejtuar mjetin tip Alfa Romeo me targa CX 994 TB, është përplasur me një karrocë me kale.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i karrocës shtetasi F.S., 57 vjeç, banues në fshatin Hamallaj, i cili pas mjekimeve të marra në spitalin e Durrësit është larguar për në banesë pa probleme.
Ndaj 35 vjeçarit A.K. policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





