Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar një 24-vjeçar, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 65-vjeçare, e cila ndodhet në spital.

Gjithashtu në pranga kanë përfunduar edhe dy shtetas të tjerë, pasi janë kapur të dehur dhe pa leje drejtimi për mjetin përkatëts.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasit:

K. T., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen J. T., 65 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

B. Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Armathë, Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur dhe pa leje drejtimi;

E. R., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.