Një 19- vjeçar ka aksidentuar për vdekje një të moshur në qytetin e Durrësit. Ngjarja në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen Nr. 8, ku Xhoikleo Taçe duke drejtuar automjetin tip Opel me targa AA 126 LT, ka përplasur këmëbësorin me iniciale M.N. 77 vjeç, banues në Durrës.
Fatkeqësisht i moshuari ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar në nenin 290/3 të Kodit Penal.





