Durrës, 6 mars 2014 – Policia e Durrësit arrestoi në flagrancë një 23 vjeçar, i cili aksidentoi rëndë një fëmijë të mitur. Aksidenti u regjistruar në vendin e njohur me emrin Mbikalimi i Fllakës. 23 vjeçari Hysen Hoxha, nga Durrësi ka qenë duke drejtuar automjetin tip Fiat me targa DR2217E në momentin kur ka përplasur 7 vjeçarin L.S., banues nga Kamëz. Burime policore bëjnë të ditur se fëmija i vogël është në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.

Materialet në ngarkim të shtetasit Hysen Hoxha iu kaluan Prokurorisë Durrës për veprën penale «Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor».

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/