Durrës, 19 qershor 2014 – Një fëmijë 8 vjeçar është aksidentuar pasditen e së mërkurës, rreth orës 18.20 në lagjen nr.12 në Durrës.
Mësohet se makina tip Citroen, me targa AA439HG, e drejtuar nga 23 vjeçarja S.H., banuese në Durrës, është përplasur me vogëlushin E.E.
I aksidentuari është dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht nuk ka pasur lëndime të rënda.
Ndërkohë policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 23 vjeçaren që akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





