Durrës, 21 mars 2014 – Dy ditët e fundit, kontrollet e policisë rrugore të Durrësit janë përqendruar kryesisht në ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, veçanërisht drejtuesve të motoçikletave, që shpesh qarkullojnë në rrugët e qytetit dhe akset nacionale pa dëshmi aftësie. Në 48 orët e fundit, policia ka arrestuar në flagrancë 5 shtetas, ndërsa ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për një tjetër shtetas. Sipas policisë një ndër shkeljet rrugore që çon drejt aksidenteve automobilistike është pikërisht drejtimi i motoçikletave në mënyrë të parregullt e veçanerisht pa patentë.
Personat e arrestuar në flagrancë nga policia rrugore e Durrësit:
Më date 20.03.2013, ora 16.00, u arrestua ne flagrancë shtetasi Ervis Shkembi, 39 vjec, banues ne Durres, sepse rreth ores 07.45, ne lagjen 11 Durres, tek Sheshi Pranvera eshte kapur nga sherbimet e Policise duke drejtuar motocikletën tip Piaggio pa targa, i papajisur me leje drejtimi.
Më date 20.03.2014, ora 17.00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Viktor Llazi, 18 vjec, banues në Përmet, pasi rreth orës 10.30, në lagjen 17/1 Durrës u kap duke drejtuar mjetin motocikletë tip Honda 125 cc pa targa, pa qenë i pajisur me leje drejtimi.
Me date 19.03.2014, ora 15.00, u be arrestimi ne flagrance i shtetasit Fabian Golla, 31 vjec, banues ne Durres. Ky shtetas ne oren 11.00 është kapur nga sherbimet e Policise tek Ura e Dajlanit ne lagjen Nr.14 Durres, duke drejtuar motocikletën e markës Piaggio me targa AF802, i papajisur me leje drejtimi.
Me date 19.03.2014, ora 16.00, u be arrestimi ne flagrance i shtetasit Alfred Sina, 23 vjec, banues ne Durrës, i cili ne oren 11.00 u kap nga sherbimet e Policise ne lagjen Nr.9 Durrës, duke drejtuar motocikletën e markes Lifan pa targa, i papajisur me leje drejtimi.
Me date 19.03.2014, ora 13.20, u be arrestimi ne flagrance i shtetasit Rahman Pupa, 31 vjec, banues ne Rrashbull Durres, sepse ne oren 11.00 eshte kapur nga sherbimet policore ne lagjen Nr.9, në afersi të Muzeut të Deshmoreve Durres, duke drejtuar motocikletën e markes Armode me targe TR762G, i papajisur me leje drejtimi.
Me date 19.03.2014 filloi procedimi penal ne gjendje te lire per shtetasin S.D., 63 vjec, banues ne Durres, sepse ne oren 11.00 eshte kapur nga sherbimet e Policise ne lagjen Nr.9 Durres, duke drejtuar motocikleten e markes Lifan pa targa, i papajisur me leje drejtimi.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





