1 gusht 2015 – Qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm, me mbështetjen e policisë së shtetit dhe të tatimeve të Durrësit, Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB) është hedhur në një aksion për t’u kthyer qytetarëve plazhet publike. Pas pastrimeve të rërës, ky aksion i trefishtë AKB-uniforma blu-tatime vjen pas ankesave të shumta të banorëve dhe kritikave të medieve për hapësirat publike që ka rezervuar bashkia bregdetare, por që janë bërë “tokë e xanun” nga privatë, të cilët nuk kanë asnjë kontratë apo leje shfrytëzimi.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/