Në të gjitha shkollat shqip-folëse sot është festuar "7 Marsi", dita e mësuesit.
Në qytetin e Durrësit, në këtë ditë të veçantë për ata që ushqejnë dijen tek brezat që rriten, shkolla 9-vjeçare "Bedrie Bebeziqi" ka zhvilluar një aktivitet shumë domethënës.
Drejtoresha Zamira Metaj, tha se në këtë ditë të shënuar po festohet "7 Marsi" me ish-mësuesit e kësaj shkolle por edhe personalitete të jetës së qytetit të Durrësit, gjyshër të cilët i kanë nipërit e mbesat në këtë shkollë.
Fëmijët e këtij institucioni, kishin përgaditur një program artistik ndërsa për ish-mësuesit janë shpërndarë certifikata vlerësimi e mirënjohjeje, për kontributin e tyre të dhënë në edukimn e brezave të rinj.
K.H.





