DURRES, 20 nëntor 2014 – Togat e zeza të Durrëit kanë ndryshuar, më 17 nnëtor 2014, masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitjeje për shtetasin Ferdinand Doksani, drejtor i burgut të Rrogozhinës, i akuzuar për shpërdorim detyre. Këtë vendim Prokuroria e Durrësit e konsideron në kundërshtim me ligjin.
Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për personin e dyshuar, duke u mjaftuar vetëm në një kartelë mjekësore të lëshuar nga mjekët e mjediseve të paraburgimit, në të cilën thuhet se pacienti ka probleme me tensionin dhe psikologjike.
Sikurse është bërë e ditur, paraditen e 3 tetorit 2014 seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në drejtorinë e policisë së shtetit të qarkut të Durrësit ekzekutoi vendimet e gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës të 2 tetorit 2014 ndaj Ferdinand Doksanit, 49 vjeç, banues në Tiranë, drejtor i institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale (IEVP), sikurse quhet edhe burgu i Rrogozhinës; si dhe ndaj mjekëve të këtij burgu Aldo Konda, 26 vjeç, banues në Fier dhe Fatri Hate, 46 vjeç.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





