DURRES, 02 prill 2013 – Ka rezultuar i rremë alarmi për bombë i dhënë mëngjesin e sotëm në Drejtorinë e Kolaudimit të Automjeteve në Durrës.

Policia dhe forcat xheniere janë ende duke ushtruar kontroll në të gjithë perimetrin e godinës, por nuk kanë gjetur asnjë gjurmë eksplozivi.

Punonjësit e kësaj drejtorie pritet te kthehen ne vendin e tyre te punes rreth ores 10.30, pasi te kete perfunduar tërësisht operacioni per gjetjen e lëndës shpërthyese.

Ngjarja

Mëngjesin e sotëm në sallën operative të komisariatit të policisë Durrës, ka mbërritur një telefonatë anonime që lajmëronte për vendosjen e një sasie eksplozivi në drejtorinë në fjalë.

Policia dhe forcat xheniere ia nisur menjëherë drejt vendngjarjes dhe evakuuan me te shpejte personelin. Për arsye sigurie u evakuuan edhe punonjesit e disa bizneseve ne zonen ne fjale, nderkohe qe policia bllokoi perreth nje ore trafikun. Rreth 3 muaj me pare nje alarm i ngjashem u dha ne kohen kur PDIU do te zhvillonte nje takim me anetaresine e saj tek Pallati i Kultures. Informacioni i dhene rezultoi i rreme.

Per ngjarjen e sotme policia po punon per identifikimin e personit qe beri telefonaten anonime.

/e.a. Agjencia e Lajmeve “Durrah”/