Një aksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.
Shtetasi I.D. drejtues i një ambulance ka humbur kontrollin dhe doli nga rruga e për pasojë ka humbur jetën një 71-vjeçare e cila ishte pasagjere në ambulance.
Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Në datë 14.02.2021, në orën 03:45, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin ambulancë, ka humbur kontrrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetësja A. Sh., 71 vjeçe e cila ishte paciente në ambulancë.
Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





