30 shtator 2015 –  Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës (DRKK) ka shpronësuar pronarët e banesave në perimetrin e amfiteatrit antik. Fondi i përcaktuar për shpronësim, me vlerë rreth 50 milionë lekë (mbi 350 mijë euro), tashmë ka kaluar në llogaritë individuale të pronarëve, thotë drejtori i DRKK-së Ledion Lako. Kurse pronarët e banesave janë larguar vullnetarisht duke e vlerësuar korrekt dhe të ligjshëm procesin e shpronësimit.

Lako thotë se DRKK-ja ka lidhur kontratën me firmën e specializuar për prishjen e shtëpive. Është një projekt i iniciuar nga Ministria e Kulturës, në të cilin parashikohet shpronësimi i tri objekteve të banimit në arenën e amfiteatrit dhe prishja e objekteve në mënyrë manuale me firmë të specializuar. Rehabilitimi i hapësirës është parashikuar të zgjasë 60 ditë kalendarike.

/portali DurresLajm/