·        Në pranga: Erjon Kasa, Renald Llani, Besmir Toçilla, Sanduela Tagani

DURRËS, 7 nëntor 2014 –  Operacion spektakolar antidrogë i bluve bregdetare, në mesditën e së premtes, më 7 nëntor 2014, teksa u kap një sasi e madhe heroine dhe u prangosën 4 shtetas, mes tyre një femër. 

Drejtoria e policisë së shtetit të qarkut Durrës-Krujë njofton se rreth orës 14 të datës 7 nëntor 2014, në një operacion tësektorit kundër narkotikëve u kap një sasi prej 1 250 kg heroinë.

Po ashtu u sekuestruan 2 automjete, një peshore, 6 aparate celularë, disa porcione të vogla droge të bëra gati për shitje.

Me këtë rast blutë u vunë prangat 4 narkotrafikantëve, mes të cilëve ishte dhe një femër, të gjithë banorë të Durrësit: Erjon Kasa, Renald Llani, Besmir Toçilla, lindur në Kukës, por banor në lagjen nr. 13 të Durrësit; Sanduela Tagani.

Sektori i luftës kundër drogës në drejtorinë e policisë së qarkut po merret me hetimin me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/