Durrës, 3 qershor 2014 – Gjykata e Apelit e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë së Elbasanit për të pezulluar gjykatësin Gjin Gjoni. Në vendimin e sotëm,

Gjykata e Apelit të qytetit bregdetar vendosi të linte në fuqi vendimin e marrë ditë më parë nga gjykata e shkallës së parë në Elbasan. Relator i çështjes së Gjin Gjonit është Agim Ferizaj, ndërsa prokurori Mojsi Duda. 

Në datën 16 maj, Gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për pezullimin e tij nga detyra të gjyqtarit Gjin Gjoni, njëherazi anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i akuzuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për fshehje pasurie, falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale. 

Ministri Naço i dërgon KLD propozim për shkarkimin e gjykatësit Gjin Gjoni. Gjoni është anëtar i KLD-së dhe gjyqtar i Gjykatës së Apelit, Tiranë.

Propozimi për shkarkimin e tij vjen pas konstatimeve për shkelje në deklaratën e pasurisë. Shkeljet e bëra nga Gjoni në deklaratën e pasurisë u konstatuan në raportin e ILDKP. Gjyqtari Gjoni akuzohet për fshehje pasurie me vlerë rreth 2 mln euro.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/