Numri i lartë i qytetarëve të Durrësit që i janë drejtuar 6 njësive administrative brenda në qytet ka detyruar autoritetet vendore të shtojnë numrin e sporteleve.

Bashkia e Durrësit njofton se janë hapur konkretisht sportelet e mëposhtme dhe qytetarët do të shkojnë të aplikojnë pranë tyre, në varësi të lagjes ku banojnë:

Njoftojmë qytetarët se Aplikimi online “Shtëpia ime” bëhet në të gjitha sportelet  e njësive administrative.

Gjithashtu edhe në sportelet e hapura në pikat:

  • Policia Bashkiake, për Rajonin 1 (lagjet 1 dhe 3)
  • Ish- Parku i autobusëve, për Rajonin 4
  • Ndërmarrja Rruga Shkozet për Rajonin 5
  • Komunale Plazh, për Rajonin 5
  • Prefektura e Qarkut Durrës për Rajonet 1 dhe 2 (lagjet 2, 9 dhe 11)
  • Stacioni Zjarrfikseve Durrës për Rajonin 5

Orari

E Hënë- E diel
Ora: 08.00-18.00

Dy ditë më parë, kryebashkiaku Zhuljen Varfaj apeloi që të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti të aplikojnë, ndërsa theksoi se një pjesë e qytetarëve mund të aplikojnë në orët e pasdites apo në fundjavë, për të evituar rradhët dhe pritjet në këmbë.