11 korrik 2015 – Arrestohet në flagrancë një i ri nga Durrësi, pasi është kapur në shtëpi me armë, fishekë dhe drogë. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Endri Kolaci, banues në Durrës,
Burime nga policia e Durrësit, njoftojnë se specialistët për Krimet, gjatë një kontrolli në shtëpinë e të riut, gjetën dhe sekuestruan:
•një pistoletë e markës “EKOL”;
•një krëhër me 5 fishekë kalibër 6.35 mm;
•10 fishekë kalibër 5.6mm;
•2 bimë narkotike e llojit kanabis sativa me gjatësi 06-1.2 metra;
•një boçe lëndë e thatë e llojit kanabis sativa me peshë 0.5 gramë.
I riu nga Durrësi do të dalë para drejtësisë për gjykim, nën akuzat e “Mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake”, “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Prodhimit e shitjes së narkotikëve”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/