Drejtoria Vendore e Policisë Durrës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer disa veprime policore, ku janë arrestuar në flagrancë disa shtetas për aksident rrugor dhe dhunë në familje, si dhe janë shpallur në kërkim persona që kanë shkelur masat e sigurisë ose janë larguar nga banesa.
Një këmbësore ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti dhe ndodhet në spital, ndërsa policia vijon punën për kapjen dhe gjetjen e personave të shpallur në kërkim.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin T. D., 31 vjeç, banues në Durrës.
31 vjeçari me automjetin që drejtonte, në aksin Sallmone–Shijak, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen E. H., 51 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasin A. K., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili është person me masë sigurimi “arrest në shtëpi”, pasi nga kontrolli i ushtruar mbrëmjen e djeshme nuk është gjetur në banesë.
Punohet për kapjen e 31-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin S. Sh., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Më datë 02.01.2026 është paraqitur shtetasja M. Ç., 19 vjeçe, banuese në Durrës, e cila kallëzon se është larguar nga banesa vëllai i saj, shtetasi G. Ç., 31 vjeç.
Punohet për gjetjen e 31-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.





