Policia e Durrësit ka arrestuar 2 persona për vepra të ndryshme penale.
Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale:
– J. H., 42 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E. H., 30 vjeçe.
-A. T., 26 vjeç, banues në lagjen Nr.14, Durrës, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Ford” me drejtuese shtetasen Xh. M., 23 vjeçe.
Sipas njoftimit të policisë, është proceduar një 24 vjeçar, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Ford” me drejtuese shtetasen Xh. M., 23 vjeçe.
Gjithashtu është proceduar edhe 26-vjeçarja F.B., pasi duke drejtuar mjetin tip “Nissan” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip kamion, me drejtues shtetasin G. M., 60 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës
Vihen në prangat e Policisë 2 shtetas dhe procedohen penalisht dy të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, ndaluan 1 shtetas për veprën penale “Dhuna në familje”
J. H., 42 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E. H., 30 vjeçe.
….
Specialistët e Qarkullimit Rrugor, arrestuan 1 shtetas dhe proceduan 2 te tjerë për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit”.
U arrestua shtetasi A. T., 26 vjeç, banues në lagjen Nr.14, Durrës, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Ford” me drejtuese shtetasen Xh. M., 23 vjeçe.
U procedua shtetasi M. Sh., 24 vjeç, banues në Shkafane, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin e tij është përplasur me mjetin tip “Soul” me drejtues shtetasin L. M., 45 vjeç.
U procedua shtetësja F. B., 26 vjeç, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Nissan” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip kamion, me drejtues shtetasin G. M., 60 vjeç,
Si pasojë e përplasjes të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen nën kujdesin mjekësorë.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.





