Durrës, 29 mars 2014 – Tre të rinj, të shpallur në kërkim për kryerjen e veprave të ndryshme penale kanë përfunduar në pranga në 24 orët e fundit në rrethin e Durrësit. Nga burime policore mësohet se në pranga ka përfunduar 27 vjeçari Fatjon Dunga, nga Durrësi, të cilin Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë Tiranë me vendim datë 12.06.2013 e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Largim nga vendi i qëndrimit të detyruar”. Po të premten, janë prangosur 24 vjeçari Artan Markja, nga Sukthi dhe 37 vjeçari Hasan (Astrit) Gashi, banues në fshatin Qerret, komuna e Katundit të ri, mbi të cilët rëndon akuza për konsumimin e veprës penale “Vjedhje”.
24 vjeçari Markja ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Durrësit, ndërkohë 37 vjeçari Gashi është dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë me 4 muaj burg. Personi në fjalë iu dorëzua për veprime të mëtejshme sherbimeve të Komisariatit te Policise nr. 6 Tiranë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





