8 qershor 2015 – Tre hajdutë dyqanesh në Durrës kanë rënë në prangat e policisë, pas finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Trekëndëshi 3”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur ndalimi i këtyre shtetasve:
-Erlind Beçaj,19 vjeç, banues në Durrës,
-Edmir Cumraku, 23 vjeç, banues në Durrës,
-Olgert Jana,19 vjeç, banues në Durrës.
Në sajë të një pune hetimore profesionale, të kryer nga Specialistët për Hetimin e Krimit, u bë e mundur të dokumentohen 3 raste vjedhjesh të dyqaneve nga ana e të rinjve, gjatë kohëve të fundit.
Tre djemtë e rinj durrsakë realizonin vjedhjet duke hapur qepenat e dyqaneve me mjete të forta dhe vidhnin mallra dhe sende të ndryshme.
Sipas burimeve zyrtare të policisë së Durrësit, Edmir Cumraku dhe Olgert Jana, më parë kanë qenë të dënuar për 23 vjedhje, të cilat janë dokumentuar në plan-operacionet e mëparshme “Trekëndëshi” dhe “Trekëndëshi 2” dhe kishin pak kohë që ishin liruar nga burgu.
Ndërsa, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/