Policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona, pë vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Krujë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Përndjekja” shtetasin Q. M., 26 vjeç, banues në lagjen Nr.3 Krujë, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen A. V.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt ” shtetasit;

A. M., 32 vjeç, B. K., 42 vjeç, E. Xh., 31 vjeç, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetet përkatëse në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.