Policia e Durrësit ka arrestuar 4 shtetas dhe proceduar penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. Y., 40 vjeç, banues në Francë dhe proceduan penalisht shtetasit D. E., banues në Turqi dhe R. Y., banues në Francë, pasi në PKK Port Durrës, në automjetin që drejtonte shtetasi R. Y., u gjetën të fshehur 2 shtetasit e tjerë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Gjithashtu janë vënë në pranga për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

-N. M., 41 vjeç, banues në Berat, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin V. D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;

-A. K., 19 vjeç, banues në Krujë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

-E. M., 22 vjeç, banues në Krujë, pasi ka aksidentuar shtetasen M. P., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.