Gjashtë persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim.
Në pranga ka përfunduar një 33-vjeçar nga Shijaku, pasi i është gjetur një sasi kokaine gjatë kontrollit fizik nga efektivët e policisë.
Ndërkohë është bërë ndalimi i shtetasit në kërkim K. M., 34 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me një muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasit:
S. G., 44 vjeç dhe G. Sh., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
J. K., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
I. S., 35 vjeç, banues në Manzë Durrës, pasi duke drejtuar mjetin, është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga kali dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi A. D., që udhëtonte me karrocën, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Durrës
Vihen në pranga 6 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 33 vjeç, banues në Shijak, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.
Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Durrës kanë bërë ndalimin e shtetasit në kërkim K. M., 34 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 21.12.2020, e ka dënuar me një muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasit:
S. G., 44 vjeç dhe G. Sh., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
J. K., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
I. S., 35 vjeç, banues në Manzë Durrës, pasi duke drejtuar mjetin, është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga kali dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi A. D., që udhëtonte me karrocën, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





