Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, si dhe ka proceduar penalisht një tjetër.

Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale: H. Ç., 47 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkshortes së tij.

Gjithashtu, është arrestuar dhe shtetasi V. T., 52 vjeç, banues në Nikël, Krujë, dhe është proceduar penalisht shtetasin K. S., 62, vjeç, banues në Arramaras Krujë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi 52-vjeçari, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. S., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Durrës

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin H. Ç., 47 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. T., 52 vjeç, banues në Nikël, Krujë, dhe proceduan penalisht shtetasin K. S., 62, vjeç, banues në Arramaras Krujë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi 52-vjeçari, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. S., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorinë, për veprime të mëtejshme.