Durrës, 14 qershor 2014 – Mos respektimi i rregullave të Kodit Rrugor dhe drejtimi i mjetit pa dokumentacionin përkatës u ka kushtuar lirinë dy shoferëve.

Efektivët e rrrugores në Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Andi Aliu, 22 vjeç, banues në Bulqizë, sepse rreth orës 21.30, në lagjen Nr 13 Durrës, duke drejtuar  i papajisur me leje drejtimi të tipit përkatës motoçikletën tip Lifan pa targa, ka goditur automjetin tip Volsvagen, me targa 01 – 234 – DN, në pronësi të shtetasit A.S., duke i dëmtuar derën. 

Po për mungesë dokumentacioni të mjetit është prangosur shijakasi Petrit Keçi, 50 vjeç. Ai është kapur nga shërbimet e Policise duke drejtuar mjetin tip Fiat pa targa dhe pa dokumenta.

Materialet për të dyja këto raste iu kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale  “Drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/