DURRËS, 11 nëntor 2013 – Edhe pse nuk kishin kryer ende aksidente, më 10 dhe 11 nëntor 2013, u kapën dy shoferë, që kishin rrokullyer gota dhe vazhdonin t’u jepnin makinave. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se u arrestuan në flagrancë dy drejtues mjeti në gjendje të pirë, në masën 0.5%. Kështu A. D., 44 vjeç, banues në Durrës, të dielën, më 10 nëntor 2013, rreth orës 19.00, në lagjen 13 Durrës, u kap duke drejtuar një fuoristradë Jeep me targa DR 2346 F; iu vunë prangat më 11 nëntor 2013, ora 4.00 të mëngjesit. Kurse të dielën, më 10 nëntor 2013, ora 21.00, u arrestua K. N., 29 vjeç, banues në Tiranë, sepse rreth orës 18.00, në lagjen 13 Durrës, u kap duke drejtuar automjetinRenault Clio me targa TR 5307 R, edhe ky nën efektin e alkoolit.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/