Policia rrugore e qarkut të Durrësit ka vënë në pranga dy drejtues mjetesh, njëri prej të cilëve lëvizte pa patent, ndërsa tjetri u bë shkak për një aksident rrugor.
Mësohet se i riu Z.H, vjeç 21, banues në Durrës, u arrestua sepse në lagjen nr. 7, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Renault Megane”.
Po në flagrancë u arrestua edhe shtetasi K.M. 35 vjeç, banues në Kurbin, i cili në “aksin rrugor Fushë Krujë-Mamurras, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motoçikletën tip “Lifan”, pa targë, me drejtues shtetasin G.S, 28 vjeç, banues në Manzë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”.
Ndërkohë 28-vjeçari i aksidentuar po ndiqet penalisht nga policia.





