24 prill 2015 – Dy të rinj nga qyteti i Durrësit, kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për vjedhje.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve, Sajmir Meta 19 vjeç  dhe Fation Llani 18 vjeç, të dy banues në Durrës.

Dy shtetasit e mësipërm, kanë vjedhur në bashkëpunim, banesën e shtetases me iniciale E.M.

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar këto sende:

·një laptop,

·një çantë sporti,

·një aparat dixhitalb,

·tri piktura muri,

·një telekomandë dhe një fishë përçuese.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Durrës për veprime  të  mëtejshme për veprën penale “Vjedhje”  kryer në bashkëpunim.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/