· U kapën me 3 mina me celular të montuara, iu sekuestruan 1 “Fiat Punto”, 7 telefona celulare, mjete të tjera për prodhimin e këtyre minave (nastro, tela elektrikë, kaçavida) etj
DURRËS, 18 janar 2015 – Drejtoria e policisë e qarkut Durrës-Krujë njofton se të shtunën, më 17 janar 2015, rreth orës 22:00, u arrestuan 4 banorë të Durrësit Febjus Dauti, 31 vjeç, lindur në Has; Dashnor Dumani, 30 vjeç lindur ne Dibër; Asllan Plaku, 24 vjeç, dhe Bledar Plaku 31 vjeç. Sektori për trafiqet dhe narkotiket dhe njësia operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, organizuan operacionin e koduar “twix” që zgjati dy muaj.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, të arrestuarve iu sekuestruan 3 mina me celular të montuara, 1 “Fiat Punto”, 7 telefona celulare, mjete të tjera për prodhimin e këtyre minave (nastro, tela elektrikë, kaçavida) etj.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah





