Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë 3 shtetas.
Në njoftimin për shtyp, policia sqaron se dy nga shoferët ishin në gjendje të dehur, ndërsa i treti lëvizte me motor pa leje drejtimi dhe u bë shkaktar i përplasjes me një automjet tip “Toyota”.
Të arrestuarit:
A. Z., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.1, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjëndje të dehur në masën 1.24 mg/l.
D. T., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Rromanat, duke drejtuar kamionin tip “Daf”, në gjëndje të dehur në masën 0.83 mg/l.
B. V., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.14, Durrës, duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi, është përplasur me mjetin tip “Toyota”, duke shkaktuar dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”





