25 maj 2015 – Dy meshkuj dhe një femër janë arrestuar nga uniformat blu në Durrës, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar automjetet e tyre pa patentë.
Burime të policisë njoftojnë se në pranga ranë shtetasit:
-Astrit Zylyftari,39 vjeç, banues në Durrës,
-Manushaqe Budila, 32 vjeçe, banuese në Tiranë,
-Fabian Xhakosi, 19 vjeç, banues në Durrës.
Ndalimi i këtyre personave u bë nga specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Durrës, të cilët akuzohen për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/