Në 24 orët e fundit, efektivët e policisë së Durrësit kanë vënë në pranga dy shtetas të akuzuar për dy vepra të ndryshme penale.

62-vjeçari A.N. është arrestuar në flagrancë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, specialistët e qarkullimit rrugor kanë prangosur në flagrancë shtetasin A. O., 44 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi duke drejtuar në gjëndje të dehur, në masë 0.81 mg/l mjetin tip “Ford” është përplasur me mjetin tip “Kia”, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet ndaj këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.