Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F.K., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.3 dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit A.N.
Nga veprimet hetimore të kryera është zbardhur dhe dokumentuar edhe një vjedhje tjetër e dyshuar e kryer po nga shtetasi i mësipërm. Më datë 07.05.2021, në lagjen nr.8 dyshohet se ka vjedhur një biçikletë.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L.T., 47 vjeç, banues në Krujë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme (rreth 4 vite) ka përndjekur shtetasen E.Q.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





