Durrës, 1 gusht 2014 – Dy vëllezërit Bardhok dhe Petrit Gjoka janë arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit , ndërsa po sharronin me oksigjen tubacionin e vjetër të furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit.
Policia bën të ditur se Bardhoku dhe Petriti janë ndaluar ndërsa po prisnin në zonën e Spitallës tubacionet e vjetra të ujësjellësit.
Dy vëllezërit po ndihmoheshin edhe nga adoleshenti 15 vjeçar F. Gjoka, djali i Bardhokut, i cili po ndiqet penalisht në gjendje të lirë.
49 dhe 43 vjeçari shpresonin t’i shisnin për skrap tubacionet e vjetra.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





