Vihen në pranga një shtetase për kultivim të bimëve narkotike dhe dy drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe procedohet një shtetase, për kultivim të narkotikëve.

Policia e Durrësit ka kryer në 24 orët e fundit kontrolle intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i punës së specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasen F. Z. dhe proceduan penalisht shtetasen H. C., të dyja banuese në fshatin Larushk, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth dhe në oborr, iu gjetën të kultivuar disa fidanë të dyshuar si cannabis sativa.

Ndërkohë specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. M., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Toyota” në gjendje të dehur, në masën 0.72 mg/l dhe E. D., 30 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Fiat” në gjendje të dehur, në masën 0.64 mg/l.